VIDEO/ Kishte mbjellë parcelën me kanabis në Zallbastar, arrestohet 48-vjeçari. Procedohet i vëllai

Capture

Kontrolle intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, ndërsa në pranga ka rënë një 48-vjeçar.

Burime zyrtare bënë me dije se në kuadër të operacionit policor i koduar “Kodër Lucë”, u arrestua shtetasi me inicialet A. H., banues në Kamzë, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë vëllai i tij, shtetasi T. H., 42 vjeç, banues në Kamzë.

NJOFTIMI I POLICISE
Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Zallbastar.

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar, procedohet në gjendje të lirë vëllai i tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në fshatin Zallbastar ishin kultivuar bimë narkotike kanabis, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kodër Lucë”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
A. H., 48 vjeç, banues në Kamzë, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë vëllai i tij, shtetasi T. H., 42 vjeç, banues në Kamzë.
Shtetasi A. H., në bashkëpunim me shtetasin T. H., dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, në vendin e quajtur “Kodër Lucë”, në fshatin Zallbastar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×