ZYRTARE/ Tjetër largim te Vllaznia, sulmuesi e mbyll me kuqeblutë

Sulmuesi Fahrudin Gjurgjeviç është futbollisti i radhës i larguar nga Vllaznia. Lajmi është konfirmuar nga vetë 30-vjeçari nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Maqedonasi ka lajmëruar ndërprerjen e bashkëpunimit me shkodranët, ndërsa i uron sa më shumë trofe Vllaznisë.

WhatsApp-Image-2022-06-14-at-8.50.17-PM

“Ishte nderi im të vishja këto ngjyra, i uroj klubit vetëm trofe dhe suksese! Faleminderit për gjithçka!”-shkruan 30-vjeçari. Gjurgjeviç u bashkua me kuqeblutë në verën e 2021-shit, teksa  luajti në 35 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe në to shënoi 4 gola si dhe regjistroi 1 asist.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×