Çelja e negociatave, kreu i KMSH: Vizioni i paraardhësve të mi, hoxhallarëve e dijetarëve rilindas ka qenë orientimi pro perëndimor, përgjegjësi për klasën politike

Bujar Spahiu 1

Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu ka reaguar me një mesazh për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kreu i KMSH shkruan se vizioni i paraardhësve të tij, hoxhallarëve e dijetarëve rilindas ka qenë orientimi pro perëndimor. Ai thekson se çelja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një hap historik për vendet tona dhe mbarë Rajonin.

Spahiu thekson se e rëndë do të jetë pesha dhe përgjegjësia për të gjithë ne, veçanërisht klasën politike, për të plotësuar me rigorozitet kushtet për anëtarësim të plotë në BE.

POSTIMI I PLOTË
Vizioni i paraardhësve të mi përgjatë një shekulli mëvetësi të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, hoxhallarëve e dijetarëve rilindas të fesë Islame ka qenë orientimi dhe vokacioni pro perëndimor i Shqipërisë.
I tillë mbetet edhe për ne ky orientim.
Çelja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një hap historik për vendet tona dhe mbarë Rajonin.
Të gjithë aktorët dhe faktorët e ndryshëm, brenda dhe jashtë vendit, kanë një kontribut të çmuar në këtë arritje.
E rëndë do të jetë pesha dhe përgjegjësia për të gjithë ne, veçanërisht klasën politike, për të plotësuar me rigorozitet kushtet për anëtarësim të plotë në BE.
Shpresojmë dhe i lutemi Zotit që kjo rrugë në të cilën sapo kemi hyrë të jetë sa më e shpjetë në përmbushjen e kritereve për të finalizuar plotësisht ëndrrën e kahershme, të qenit vend anëtarë me të drejta të plota i BE.
Urime Shqipëri! 🇦🇱🇪🇺

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×