EMRI/ Shpërthimi me tritol në Tiranë, ja kush është pronari. Dyshohet se…

640 0 1657982738xpolicia 10 770x417 1 738

Te tjera detaje dalin ne drite nga shperthimi me triton ne nje banese dy-kateshe ne Tirane. Ngjarja ndodhi në rrugen Siri Kodra. Gazetari Igli Celmeta raporton per BalkanWeb se lenda plasese u vendos ne pronen e 60-vjecarit Remzi Ponari.

Nga hetimet e deritanishme ka dyshime se tritoli eshte vendosur nga persona ende te paidentifikuar per motive qe lidhen me aktivitetin tregetar te 60-vjecarit. Kjo pazi ky i fundit ne katin e pare te baneses kishte dyqan ku shiste xhama.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 24.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Siri Kodra”, afër një banese dy katëshe në pronësi të shtetasit R. P., 60 vjeç, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e biznesit në katin e parë, që ndodhet poshtë banesës.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×