I moshuari nga Fieri mbytet në plazhin e ‘Ujit të Ftohtë’, çfarë thotë policia

Një 71-vjeçar është mbytur sot në bregdetin e Vlorës. Ngjarja ndodhi në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’ në Lungomare.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet D. L., banues në Fier.

Informacion paraprak
Më datë 24.08.2022, në plazhin “Uji i Ftohtë”, në Lungomare, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi D. L., 71 vjeç, banues në Fier.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×