Vllaznia do të përballet në turin e dytë të Ligës së Konferencës me skuadrën e Universtiteta Kraiovës. Në një prononcim për “Super Sport”, presidenti i klubit shkodran, Alban Xhaferi ka dhënë opinionin e tij për këtë takim, duke shpresuar te trajneri dhe tifozët.
“Është një kundërshtar i vështirë, me buxhet 5 herë më të madh se ai i Vllaznisë, por në Shkodër do të jetë një atmosferë elektrizuese dhe besoj se do ta kalojmë këtë tur. Për më tepër, kemi një trajner me eksperiencë në Kupat e Europës dhe do të bëjmë të gjithë përgatitjet e duhura për të kaluar këtë tur”, u shpreh Xhaferi.
Vllaznia do të luajë ndeshjen e parë ndaj rumunëve në datën 21 korrik, brenda në stadiumin “Loro Boriç”, ndërsa atë të kthimit një javë më vonë në Rumani.
Arena e Lajmit

Loading…