Kampionati spanjoll mund të shohë në këtë sezon të kthehet përsëri një nga emrat të cilët e bënë atë shumë më interesant rreth një dekadë më parë. Marcelo Bielsa është shumë pranë firmës me skuadrën e Atletik Bilbao, të cilën e ngjiti në nivelet më të larta duke e çuar deri në finalen e Ligës së Europës.
Këtë vit, Atletik Bilbao zgjedh presidentin e ri dhe një nga kandidatët më të mundshëm për të fituar, Injaki Arçabaleta, ka gjetur akordin me teknikun argjentinas. Nëse ai triumfon në zgjedhjet me 24 qershorit, Bielsa do të prezantohet menjëherë si trajneri i ri i skuadrës baske. “Na ka dhuruar sezonin më të mirë të këtij shekulli”, shpjegoi kandidati zgjedhjen që kishte bërë për të kthyer argjentinasin në pankinë.
Bielsa, i cili ka marrë nofkën “El Loco” (i çmenduri) për faktin se analizon me detaje shumë të hollësishme çdo kundërshtar që ka përballë, u largua pak muaj më parë nga drejtimi i Lids në Angli, ndërsa në vitet e fundit ka drejtuar edhe Olimpik Marsejën dhe Lilën.
Arena e Lajmit

Loading…