Më shumë fluturime nga Shqipëria, WIZZ AIR shton Aeroplanin e 9-të në bazën e Tiranës për të operuar

Wizz Air

Wizz Air, linja ajrore me rritje më të shpejtë dhe më e qëndrueshmja në Evropë njoftoi alokimin e avionit të saj të nëntë në bazën e Tiranës. Avioni i ri Airbus A321 ceo, i bashkohet flotës së Wizz Air me avionë A320 dhe A321 ceo dhe neo, duke u mundësuar pasagjerëve të udhëtojnë akoma më shpesh me Wizz Air drejt destinacioneve të ndryshme, nga dhe drejt Shqipërisë.

“Kam kënaqësinë të njoftoj zgjerimin e mëtejshëm të rrjetit të Wizz Air në Shqipëri, duke shtuar avionin e nëntë në bazën tonë në Tiranë, këtë Shtator. Rritja që po përjetojmë në këtë vend në një kohë kaq të shkurtër, është spektakolare dhe jam vërtet e lumtur që mund ta dëshmoj atë që nga fillimi. Me flotën tonë prej 9 avionësh në bazën e Tiranës, ne planifikojmë të rrisim frekuencat në 15 linja gjatë verës, duke u ofruar pasagjerëve tanë mbi 30 fluturime shtesë në javë. Synimi ynë është që t’i mirëpresim pasagjerët në bord edhe më shpesh”, ka deklaruar Evelin Jeckel ushtruese e detyrës zyrtare e rrjetit në Wizz Air Group.

Ndërkohë, shefi Operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës tha se alokimi I avionit të nëntë të Wizz air në Tiranë do të rrisë fluturimet nga aeroporti i Rinasit.

“Sot WIZZ Air sjell në TIA avionin e 9-të.Që nga fillimi i funksionimit të tij në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, në prill 2017, aktiviteti i Wizz Air është rritur në mënyrë eksponenciale, duke shërbyer aktualisht 43 destinacione nga Tirana, duke qenë përgjegjës për transportin e 1,780,000 pasagjerëve që nga 31 gushti, që përbën 54% të numrit të përgjithshëm të pasagjerëve të TIA-s në vitit 2022.Ky avion i ri është një tjetër burim i rëndësishëm që do të lejojë WIZZ Air të rrisë fluturimet lidhëse nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, në emër të qytetarëve kombëtarë dhe për ata jashtë vendit që duan të na vizitojnë”, u shpreh Jose Angela.

Linjat me tarifa të ulëta me frekuenca të rritura të ofruara nga Wizz Air, janë në shitje në www.Wizzair.com dhe nëpërmjet aplikacionit celular WIZZ me tarifa që fillojnë nga 29,99 euro

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×