Hoze Arnoldo Amaja, 63 vjeç dhe arbitër nga mosha 20-vjeçare është vrarë gjatë një ndeshje futbolli pas një sulmi nga lojtarët dhe tifozët.
Ngjarja ndodhi në kryeqytetin e Salvadorit, San Salvador gjatë një ndeshje amatore në stadiumin “Toluca di Miramonte”.
Arsyeja e sulmit ishte një karton i kuq. Shokët e skuadrës së lojtarit të nxjerrë nga fusha e sulmuan gjyqtarin bashkë me tifozët që zbritën nga tribunat në fushë.
Amaja u plagos shumë rëndë në kokë dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku mjekët konstatuan një hemorragji cerebrale fatale, e cila i mori më pas jetën.
Federata e Salvadorit dënoi ashpër ngjarjen, ndërsa policia nisi hetimet për të vënë përpara drejtësisë personat përgjegjës.
Arena e Lajmit

Loading…