“Nuk na shpëton dot, po të vëzhgojmë”, si u ndoq 24-vjeçari rus pas pjesëmarrjes në demonstrata në Rusi, misioni që iu dha në Shqipëri

00ea5cfd E178 485d 971e F5553ccb5eb4

Detaje të reja nga dosja hetimore për tre shtetasit e dyshuar agjentë që u kapën pas sulmit dhe tentativës për të hyrë në uzinën e armëve në Gramsh.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se 24-vjeçari rus Michail Zorin, student i kimisë në Çeki ka marrë pjesë në disa demonstrata në Rusi para se të largohej nga vendi. Ai ka deklaruar se nëna e tij është ushtarake në ushtrinë ruse.

“Pas largimit ai është përndjekur nga shërbimi inteligjent rus dhe i ka deklaruar se nuk ka pse të largohet dhe se e dinin që ndodhej në Çeki dhe se kishin informacion për pjesëmarrjen në demonstrata. ‘Nuk na shpëton dot’, mësohet t’i jenë drejtuar 24-vjeçarit. Ai ka thënë se është kontaktuar nga Shërbimet inteligjente ruse për të bërë një njohje të zonës. Konkretisht ai ka pasur detyrë që të bëjë njohjen, matjen e disa zonave, rikonjicion. Pra, ka pasur detyrë të bëjë matjen dhe fotografimin e asaj që njihet infrastruktura kritike civile në Shqipëri dhe gjendjen aktuale të tyre.
Sipas të dhënave të përftuara nga pajisjet e filmimit rezulton që ai ka fotografuar disa nga HEC-et dhe veprat energjetike në vend, në veri të vendit, në Moglicë, por edhe në disa qytete. Gjatë gjithë kohës rezulton që të ketë fjetur në çadrën e tij, në kampingje, ndërkohë ka qëndruar dhe në Tiranë në disa banesa. Ai ka pasur vetëm 1000 dollarë që ka hyrë në Shqipëri. 600 i janë sekuestruar gjatë momentin të ndalimit ndërsa 400 të tjera thotë se i ka shpenzuar gjatë kohës së qëndrimit në vendin tonë. Pjesa tjetër e dëshmisë së Zorin mbahet sekrete”, raportoi gazetarja Klodiana Lala.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×