Opozita s’u ftua në Bruksel, Berisha nxjerr videon e 2006. Përkrah Majkos e Metës firmos marrëveshjen e Stabilizim Asociimit

Htrhrt

Opozita shqiptare shprehur hapur kritikën ndaj qeverisë ditën e djeshme, pasi asnjë përfaqësues i tyre nuk u ftua për të marrë pjesë në tryezën e përbashkët në Bruksel, ku startuan formalisht bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Edhe kryetari i PD, Sali Berisha ka përdorur një video nga dita e nënshkrimit të marrëveshjes së Stabilizim Asocimit në vitin 2006.

Asokohe qeveria drejtohej nga demokratët dhe përkrah Berishës në Luksemburg qëndrojnë edhe figura të së majtës në opozitë.

Aty shihet deputeti socialist Pandeli Majko dhe Presidenti Ilir Meta, që asokohe ishte kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, të themeluar rishtazi.

“Së bashku me opozitën në firmosjen e marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me BE, në Luksemburg me dt. 12 qershor 2006, në kohën e pluralizmit të vërtetë politik! Turpi i Edvin Kolekës dhe monizmit të tij!”, shkruan Berisha në Facebook.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×