Reforma territoriale/ Deputetja Çupi i përgjigjet Bylykbashit: Pazare s’ka pasur dhe nuk do të ketë! Keqardhje për kolegët që sulmojnë pjesën tjetër

292898188 10224829876167875 6899161933480375453 N

Deputetja Dhurata Çupi, ka reaguar pas konferencës së zhvilluar më herët nga Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso dhe Ylli Asllani, për Reformën Territoriale.

Çupi shprehet me keqardhje pasi sipas saj kolegët po keqpërdorin pozitat e tyre për të sulmuar pjesën tjetër.

Në një reagim në Facebook deputetja shton se as demokratët dhe as shqiptarët nuk kanë nevojë për këtë teatër të shëmtuar,.

Statusi:

Keqardhje për kolegët që keqpërdorin pozitat e tyre për të sulmuar pjesën tjetër. Kur të na thonë si i shitën interesat e PD tek PS për reformën e fundit zgjedhore, mund të nisin dhe të bëjnë moral.

Të paraqesësh punën e dikujt tjetër si gjetje, për të shtuar pak bashki, pa ndonjë përfitim të rëndësishëm për qytetarët, nuk është ide. Është një përpjekje për pazar me PS për t’u dukur prapë si i rëndësishëm.

As demokratët, as shqiptarët e tjerë nuk kanë nevojë për këtë teatër të shëmtuar. Në komision përfaqësoj me integritet PD-në dhe këtë nuk mundet ta mohojë dot askush. I kam ftuar kolegët te bashkëpunojmë, por kanë refuzuar.

E sa për pazar, jo vetëm që nuk ka, por nuk do të lejojmë as të ketë asnjëherë. Këtë ta dijnë mirë ata që në vend që të bashkojnë forcat për të ndryshuar ndarjen territoriale se është një nevojë për shqiptarët, e kanë mendjen tek pazaret.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×