“Të drejtat e qytetarëve për Ramën nuk ekzistojnë”, Berisha: Elita socialiste sot pakrahasimisht e pasuruar në mënyrë të paligjshme me atë që kishte diktatura

Berisha Durres (1)

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi sot se e drejta e qytetarëve për Edi Ramën nuk ekziston. Duke folur nga Durrësi për projektet në këtë qytet, Berisha tha se

nuk mund të prekësh pa u konsultuar dhe pa marrë miratimin e qytetarëve të Durrësit asnjë objekt të trashëgimisë kulturore, por se qytetarët nuk pyeten.

Sipas tij, ekziston vetëm babëzia për t’u pasuruar vetë dhe elita socialiste që është sot, pakrahasimisht e pasuruar në mënyrë të paligjshme me atë që kishte diktatura.

“E vërteta është kjo që të drejtat e qytetarëve për Edi Ramë nuk ekzistojnë, prandaj dhe unë e kam quajtur atë. Çdo shtet demokratik nuk mund të bëjë kurrë një veprim pa një garanci ligjore për atë që kryen. Në qoftë se tjetrit i kërcënon shtëpinë, do detyrohesh të arrish në marrëveshje me të për t’i kompensuar 100% shtëpinë. Nuk mund të prekësh pa u konsultuar dhe pa marrë miratimin e qytetarëve të Durrësit asnjë objekt të trashëgimisë kulturore. Nuk pyeten qytetarët. Nuk mundet qeveria të krijojë konflikt me qytetarin në qoftë se ajo i respekton atij të drejtat që i takojnë. Për të nuk ekzistojnë. Ekziston vetëm babëzia për t’u pasuruar vetë dhe elita socialiste që është sot, shumë herë, shumë herë, pakrahasimisht e pasuruar në mënyrë të paligjshme me atë që kishte diktatura. Të themi të vërtetën. Ndaj dhe rruga është qëndresa, jam dakord me ju me gjykatën dhe do bëhet gjithçka, por ne duhet të angazhohemi si qytetarë për të penguar veprimet antiligjore të qeverisë”, deklaroi Berisha duke theksuar se rruga është qëndresa.

 

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×