VIDEO/ Zbret në fushë edhe Vllaznia, shkodranët nisin përgatitjet për Europën mes mungesave dhe rikthimeve

Skuadra e Vllaznisë ka qenë e fundit mes atyre që marrin pjesë në Kupat e Europës nga Superiorja që ka zbritur në fushë për të nisur përgatitjet për pjesëmarrjen ndërkombëtare. Shkodranët e nisin Ligën e Konferencës në turin e dytë ndaj për ta ka pasur më shumë ditë pushime në dispozicion të futbollistëve.

vllaznia

Trajneri Mirel Josa kishte sot të gjithë lojtarët e konfirmuar, me përjashtim të atyre që janë largime të konfirmuara si Da Silva, Mustedanagiç apo Krymi. Një mungesë në fakt ishte ajo e Mevlan Adilit, i cili është në bisedime për transferimin larg kampionatit shqiptar.

Ndërkohë, në stërvitje u shfaq edhe braziliani Kaina Nunjesh, i cili në pjesën e dytë të sezonit ishte dhënë huazim te Kastrioti dhe u paraqit mjaft mirë me krutanët. Sulmuesi shihet si një alternativë e rëndësishme në dispozicion të trajnerit Mirel Josa pas largimit të Gjurgjeviç.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×