Zherard Pike është rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes.
Që pas ndarjes nga Shakira, ai është përfolur shumë në mediat botërore për një tradhti ndaj kënëgtares kolumbiane. Sipas mediave të ndryshme, Zherard Pike e ka tradhtuar Shkirën më shumë se një herë, si para edhe pas ndarjes.
Sipas revistës Semana, Pike ka qenë disa javë më parë në një klub nate në Salou, ku nuk kanë munguar edhe dy yjet të reality-showt nga “Love Island”
Siç mund të lexohet në faqen e revistës, ata kanë shkuar në hotelin ku po qëndronin pasi kishin dalë nga klubi i natës Salou. Kujtojmë këtu që Fani sapo është martuar me Kristofer, dasma më e shumëpritur në “Love Island” që u mbajt më 11 qershor.
Ajo që është e qartë është se Zherard Pike ka bërë një jetë shumë të vrullshme muajt e fundit dhe emri i tij dhe i Shakirës do të vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes për shumë kohë. Të dy kërkuan privatësi në deklaratën e përbashkët për ndarjen e tyre, por si futbollisti ashtu edhe artistja do të jenë për pak kohë në krye të lajmeve.
Arena e Lajmit

Loading…