“Garë e pandershme”, presidenti i klubit të Kategorisë së Parë: Kam 19 vite që drejtoj, ja çfarë nuk shkon…

Në tryezën e diskutimit dje në ambientet e Shtëpisë së Futbollit ka pasur edhe një moment polemikash, pasi në sallë që në fillim ka shpërthyer  edhe debatet. Në diskutimin me presidentët e klubeve të futbollit, ai që mori fjalën ishte edhe Gentian Gjoka i Turbinës:

gentian-gjoka

“Unë personalisht kam 19 vite që drejtoj ekipin e Turbinës dhe nëse do të analizojmë për të çuar një projekt serioz te qeveria, të merren të gjitha bilancet se sa lekë hedhin bashkitë sot, aq të hedhë edhe shteti.

Nëse marrim Pukën, meqë foli para, me një buxhet prej 250 milionë lekësh nga taksapaguesit e qytetit të Pukës, Lushnja dhe të tjerë, po t’i mbledhim të gjitha këto, aq janë ato që kërkojmë ne. Po të ndahen në mënyrë të barabartë, sepse nuk po diskutojmë se çfarë lekësh hedh Tirana, Partizani. Diskuton kryetari i bashkisë me lekët e taksapaguesve dhe që këtu fillon gara e pandershme”, tha ai.

Arena e Lajmit


Loading…

“Garë e pandershme”, presidenti i klubit të Kategorisë së Parë: Kam 19 vite që drejtoj, ja çfarë nuk shkon…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook