“Kur e bëjnë vendet e tjera është kushtetuese, por…”, Rama nuk tërhiqet nga Amnistia Fiskale: Do e çojmë përpara!

Rama Edi1

Kryeministri Edi Rama nuk tërhiqet nga amnistia.

Ai pohoi sot në një konferencë për mediat se qeveria do të çojë përpara projektligjin për amnistinë fiskale, ndonëse ka pasur qëndrime kundër nga organizatat ndërkombëtare.

“Kemi pasur edhe një konsultë të madhe publike.

Jemi të vendosur ta çojmë përpara por duam të ballafaqojmë sa më shumë opinione duke ballafaquar kritikat me faktet. Ky projektligj ka zgjatur gati tre vjet. Paragjykimi se amnistia është kushtetuese.

Amnistia është kushtetuese e bëjnë vendet e tjera, por kur vjen punë ate Shqipëria, nuk e pranojnë. Po t’i kthehemi historisë ky është një mit që u krijua nga propaganda e kohës. Ne i miratuam të treja ligjet para periudhës së përcaktuar nga KiE dhe nuk e morëm. Statusi i kandidatit erdhi pas një sërë reformash të tjera dhe pasi u larguan ata”, pohoi kryeministri.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×