Laçi me fat në Ligën e Konferencës, ekipet shqiptare kualifikohen gjithnjë përballë fqinjëve nga Mali i Zi

Laçi-Iskra Danilovgrad do të jetë përballja e pestë në arenën europiane mes klubeve shqiptare dhe fqinjëve nga Mali i Zi. Skuadrat malazeze gjithnjë kanë rezultuar fatsjellëse për klubet shqiptare, pasi kanë arritur që të kualifikohen duke vijuar në raundet pasardhëse.

LACI

Tri janë përballjet e shkuara, që të gjitha në turet paraeliminatore në Ligën e Europës, ku dy janë për Kukësin dhe një për Flamurtarin. Në sezonin 2011-2012 Flamurtari, në turin e parë të Ligës së Europës u përball me Buduçnostin.

Vlonjatët e fituan takimin e parë në shifrat 3-1 dhe u mundën në të dytin 2-1, por u kualifikuan. Më pas, në edicionin 2015-2016, Kukësi kualifikohet ndaj Mladost Podgoricës, me një humbje 1-0 dhe me një fitore 4- 2.

Një vit më vonë verilindorët përballen me malazezët e Rudar Pjevlje, të cilët i eliminojnë me një barazim 1-1 dhe një fitore 1-0.

Ndërsa në Ligën e Konferencës, vjet Laçi eliminoi Podgoricën, ku në ndeshjen e parë u mund 1-0 në transfertë dhe në kthim fituan 3-0, pas shtesave dy herë nga 15 minuta.

Tani është radha që Laçi të vijojë traditën e mirë me malazezët, ku përballë do të kenë Iskra Danilovgrad.

4 perballjet

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×