“Më thonë ‘Sali lëre atë etërit e bijtë’”, Berisha: Unë i kam njohur, kishin përçmim të madh për njerëzit e thjeshtë dhe frikë prej tyre

Berisha 2

Kreu i PD-së Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë socialiste se ka përçmim dhe urrejtje për qytetarin ashtu si etërit e tij, një shprehje e përdorur shpesh prej tish-kryeministrit.

Ai tha se interesat e qytetarëve shumëzohen me zero.

“E pyes vazhdimisht veten çfarë ndodh kështu, pse kjo. Sado mund t’iu duket çudi të tjerëve, ka vetëm përçmim dhe urrejtje për qytetarin. Në qoftë se ti ke respekt për qytetarin dhe familjen e tij, ti nuk mund të sillesh kurrë kështu ndaj tij.
Shumë më thonë Sali lëre atë etërit e bijtë, po si mund ta gjej qëndrimin e tij ndaj qytetarëve, po unë kam njohur etërit. Çfarë kishin etërit, e para përçmim të madh prej njerëzve të thjeshtë, e dyta frikë prej tyre. Frikë se i kishin shtypur dhe i fusnin burgjeve dhe përçmim se vetë jetonin pakrahasimisht ndryshe nga ç’jetonin njerëzit e thjeshtë. Nuk arrij ta kuptoj këtë shumëzim me zero që i bëhet interesave të qytetarëve. Nuk mund të ndodh kurrë kjo. Bordet komuniste janë të mira thotë ai”, u shpreh Berisha.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×