“Transferimi te Roma nuk ishte në dorën e tij”, Toti flet me siguri për të ardhmen e Dibalës: Tani gjithçka ka mbaruar…

Françesko Toti vazhdon të mbetet mjaft aktiv pranë ish-skuadrës së tij Romës duke u munduar të ndihmonte klubin në merkato, me transferimin e një objektivi në veçanti që ishte Paolo Dibala.

86786786

45-vjeçari ka folur në një intervistë për “Corriere dello Sport” ku ka prekur temën e transferimit të sulmuesit argjentinas duke theksuar se afrimi i tij te Roma është një çështje e mbyllur dhe se kjo marrëveshje nuk ishte vetëm në dorën e tij.

“Nuk flas për çështjen Dibala sepse e di si ka shkuar. Mendoj se tani gjithçka ka mbaruar. Nuk varet vetëm nga ai, nëse do të ishte në dorën e tij do të kishim shanse të mira.

Një kombinim i tij në sulm me Lukakun do të ishte dëshira e çdo trajneri. E majta e argjentinasit dhe forca fizike e belgut janë bëjnë një dyshe fantastike.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×