Vllaznia do të përballet me rumunët e Universita Krajovës, në raundin e dytë të Ligës së Konferencës. Një duel i vështirë në letër për fituesit e Kupës së Shqipërisë. Në lidhje me këtë përballje ka folur edhe presidenti i skuadrës rumune, Sorin Kartu, i cili në një prononcim për “Pro Sport”, është shprehur:
“Jemi gati për këto dy ndeshje europiane. E mora vesh menjëherë se me kë na ra shorti në Ligën e Konferencës. Tani po kërkoj informacione për këtë kundërshtar
Është e qartë që duhet të hakmerremi në Shqipëri! Nuk kemi asnjë justifikim këtë herë, duhet të jemi seriozë”, deklaroi presidenti i Universita Krajovës.
Skuadra rumune është e njohur për shqiptarët pasi Laçi e eliminoi në sezonin e shkuar. Ndërkohë presidenti i Krajovës, Sorin Kartu, kërkon hakmarrje ndaj Vllaznisë.
Arena e Lajmit

Loading…