Fiorentina e Vinçenzo italianes surprizoi në sezonin e fundit të Serisë A duke e mbyllur kampionatin në vendin e 7-të dhe diku siguruar kështu rikthimin në kompeticionet europiane, me prezencën e vitit të ardhshëm në Ligën e Konferencës. Presidenti i klubit sipas raportimeve dëshiron t’i dhurojë një tjetër element me vlera teknikut dhe ka piketuar sulmuesin e Realit, Luka Joviç.
Sipas raportimeve nga “La Gazzetta dello Sport”, numri 1 i klubit Roko Komiso ka kontaktuar spanjollët për t’i pyetur lidhur me mundësinë e një transferimi të mundshëm të sulmuesit serb në Itali, me Fiorentinën që e dëshiron 24-vjeçarin në një marrëveshje huazimi 1-vjeçar.
Reali nga ana tjetër dëshiron të lirohet në mënyrë përfundimtare nga sulmuesi dhe po kërkon një klub që të mund të ofrojë para për blerjen e kartonit të tij. Paga e lartë e tij gjithashtu mbetet një tjetër pengesë për Fiorentinën që bllokon për momentin këtë dëshirë të madhe të presidentit.
Arena e Lajmit

Loading…