FOTO+VIDEO/ Krimi në familje në Mallakastër, kush është 37-vjeçari që vrau me sende të forta babain. Kryetari i fshatit: Autori vuante nga…

Whatsapp Image 2022 08 26 At 12.25.57 Am

Forca të shumta policore kanë krehur zonën nga mbrëmja e së enjtes deri në orët e para të mëngjesit të djeshëm kur kanë arritur të kapin dhe arrestojnë 37-vjeçarin, Mariglen Muhametaj i cili vrau me sende të forta babanë e tij 73- vjeçar mbrëmjen e kaluar në fshatin Greshicë të Mallakastrës.

Kryetari i fshatit Kastriot Hysenaj tregon se 37-vjeçari megjithëse vuante nga probleme të shëndetit mendor, nuk njihej si njeri problematik teksa thekson se i riu ishte njeri i qetë dhe i mbyllur në vetvete.

Ndërkohë vijon krehja e zonës për gjetjen e të riut i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë në drejtim të paditur, edhe pse mendohet të jetë fshehur në këtë zonë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×