I skadon kontrata në fund të qershorit, merret vendimi për të ardhmen e Ibrahimoviç te Milani

Zlatan Ibrahimoviç do të vijojë karrierën e tij te Milani edhe sezonin e ardhshëm.

IBRAHIMOVIC

Sipas asaj që raporton “SportMediaset”, sulmuesi suedez, i cili ndodhet në skadencë kontrate do të rinovojë me kuqezinjtë.

Nuk ka nxitim për nënshkrimin e kontratës sepse sulmuesi 40-vjeçar ndodhet me pushime me familjen dhe po vijon punën për rikuperimin nga ndërhyrja kirurgjikale.

Rikthimi i tij në fushë është planifikuar për në fillim të vitit 2023.

Marrëveshje pritet të finalizohet në parim me një pagë “simbolike” prej rreth 2 milionë euro plus bonuse të lidhura me paraqitjet dhe golat e shënuar.

Në sezonin që përfundoi, Ibrahimoviç u aktivizua në total me Milanin në Serinë A në 23 ndeshje ku arriti të shënonte 8 gola dhe të dhuronte dhe 3 asiste për shokët e skuadrës.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×