Krimi në familje në Mallakastër, si nisi sherri mes babë e bir në oborrin e banesës (DETAJE)

Detaje

Ngjarje e rëndë u raportua këtë mbrëmje në Mallkastër. 37-vjeçari Mariglen Muhametaj ka qëlluar me sende të forta babain e tij Qemal Muhametaj 73-vjeç.

Mësohet se 37-vjeçari jetonte vetëm me nënën dhe babain e tij. Ai e ka goditur 73-vjeçarin me sende të forta në kokë, ndërsa ky i fundit ka marrë dëmtime të shumta në kokë dhe në fytyrë. Sakaq djali është me probleme të shëndetit mendor dhe për këtë kurohej.

Gazetari Ervis Kuçi tha për “Balkan Web” se babë e bir kanë debatuar dhe më pas 37-vjeçari e ka qëlluar me sende të forta. Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë .

Ndërkohë bëhet me dije se konfliktet në familje nuk kanë munguar edhe më parë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×