Ish-mesfushori i Interit dhe Napolit, Valter Gargano së bashku me ish-futbollistin e Boka Zhuniors, Lukas Viatri janë rrezikojnë dënimin me burg për shkak të një denoncimi lidhur me ngacmimin seksual që dy futbollistët kanë bërë ndaj dy femrave në muajin mars të këtij viti.

Lajmi u bë publik nga media uruguaiane “The Observer y Radio Universal” pas konfirmimit të denoncimit nga ana e dy femrave që kishin raportuar Garganon dhe Viatrin. Denoncimi lidhje me akuzat e ngacmimit seksual dhe kërcënimit me dy denoncueset që janë shprehur se janë ndjerë të kërcënuara nga personat në fjalë në një festë private që ata kishin organizuar.
Gjykata Uruguaiane po shqyrton faktet e mbledhura nga pamjet filmike të mbrëmjes për të vendosur mbi ngjarjen, me dy futbollistët që rrezikojnë dënimin me burg nëse akuzat vërtetohen.
Arena e Lajmit
Loading…
and then