
Një emigrant ka rënë në prangat e policisë në Walsall. Ai është kapur në një fabrikë kanabisi vlera e të cilës shkon në 147, 000 £ . I quajtur ndryshe ‘kopshtari’ Adelajt Velsmali është kapur nga policia në një papafingo në një pronë në Walsall, që ishte kthyer në një fermë të madhe droge.
20-vjeçari ka treguar se ka hyrë ilegalisht në Britani, ndërsa mund të mos dëbohet nga vendi.
Ai ishte i vetmi person që u gjet gjatë aksionit policor.
Në dëshminë e tij të dhënë gjatë hetimeve a ka thënë se ka ardhur ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në tetorin e kaluar.
Arena e Lajmit