Kim Kardashian përjeton një tjetër ‘moment Marilyn Monroe’/ Bukuroshja shkëlqen në ‘Javës së Modës në Milano’


Notice: Undefined variable: thumbnail in /home/lejleku/public_html/wp-content/themes/lajme/template-parts/content/content-1.php on line 24
kim-kardashian-marylin-monroe-panorama-plus-3

Kim Kardashian ka përjetuar sërish një moment alla Marilyn Monroe disa muaj pasi veshi fustanin e ikonës në ‘Met Gala’.

Ylli 41-vjeçar kishte veshur një fustan të bardhë të shkurtër me flokët bjonde me onde të mëdha teksa u fotografua gjatë ‘Javës së Modës’ në Milano të premten.

Fustani përbëhej nga një material luksoz me gëzof dhe kishte rripa të trashë dhe një dizajn stil korse të integruar.

Bukuroshja kishte veshur taka të bardha dhe kishte një pallto të gjatë sipër. 

Kim e kombinoi look-un e saj me një varse kryq argjendi dhe zgjodhi një grim tipik joshës të kompletuar me një buzëkuq rozë të lehtë.

Në qershor, Kim ishte në qendër të polemikave pasi u akuzua për dëmtimin e fustanit ikonik që aktorja veshi për t’i kënduar ‘Happy Birthday’ presidentit të atëhershëm John F. Kennedy në vitin 1962, kur ajo e modeloi atë në Met Gala muajin e kaluar.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook