Pas 13 orësh seancë, PS dhe PD bëjnë 125 vota pro pr.rezolutës kundër akuzave Dick Marty-t për trafikun e organeve gjatë luftës në Kosovë. Balla zbulon bojkotuesit

Parlamenti

Parlamenti ka votuar me 125 vota pro projektrezolutën e paraqitur nga kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla për ti konsideruar të pazbatueshme pretendimet e Dick Marty për trafikim organesh në Kosovë dhe Shqipëri gjatë periudhës së luftës. 

Votave të Partisë Socialiste dhe PSD-së i janë bashkuar edhe ato të deputetëve të Partisë Demokratike që nuk janë rreshtuar me Berishën. 

Ndërkohë që kreu i PD-së dhe deputetët pro tij, nuk janë marrë pjesë në votim. Gjatë paradites për rreth 4 orë maxhoranca dhe opozita debatuan ashpër për projekt rezolutën, pasi Kuvendi hodhi poshtë një propozim të Enkelejd Alibeajt për të përfshirë edhe gjenocidin serb në tekst. 

Kryeministri Rama replikoi gjithashtu ashpër me kreun e PD-së, Berisha të cilin e akuzoi se kur ishte në pushtet i hapi rrugë hetimit të Dick Marty-t përmes një votimi në Këshillin e Europës. 

Lidhur me votimin e sotëm në Kuvend me 125 vota pro, ka reaguar edhe kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla. 

Postimi i Ballës

125 vota pro (asnjë kundër, asnjë abstenim) REZOLUTA MBI PABAZUESHMËRINË E PRETENDIMEVE  PËR TRAFIKIMIN E PALIGJSHËM TË ORGANEVE NJERËZORE NË KOSOVË DHE SHQIPËRI

E fituam betejën e parë për të siguruar një qëndrim të bashkuar dhe unanim të Kuvendit të Shqipërisë. Mirënjohje çdo deputeti pa dallim të krahëve politikë për mbështetjen dhe përgjegjshmërinë atdhetare që treguan sot me këtë votim historik. 

Tashmë kalojmë në fazën tjetër shumë, shumë më e vështirë. Beteja jonë shkon në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku do të kërkojmë një raport vijues (Folloë up Report) dhe më pas ndryshimin e Rezolutës 1782 (2011), ku të shpallen të pabazuara pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse dhe përsa i përket angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë.  

Asnjë surprizë nga fronti i tradhëtisë. Si gjithmonë në raste të tilla me rëndësi të madhe kombëtare, Sali Berisha vendosi ta tradhëtojë votimin e kësaj Rezolute dhe e bojkotoi. Turpi është pak!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook