Për herë të parë që Universitatea Kraiova është përballur me një ekip shqiptar në Europë, daton në edicionin 1990-1991 të Kupës UEFA.
Rumunët kishin përballë Partizanin dhe ndeshja e parë e luajtur në Tiranë më 19 shtator 1990 përfundoi me fitoren 0-1 të Universitateas.
Edhe takimi i kthimit në Rumani, më 3 tetor 1990, u mbyll me shifrat minimale 1-0 për vendësit.
U deshën tri dekada që klubi që përfaqëson qytetin e Kraiovës të luante me një tjetër ekip shqiptar në Europë, pikërisht ndaj Laçit në vitin e kaluar në Ligën e Konferencës.
Arena e Lajmit

Loading…