Seancë maratonë/ PS dhe PD bëjnë 125 vota pro pr.rezolutës kundër akuzave të Dick Marty-t për trafikun e organeve në luftën e Kosovës. Kush bojkotoi votimin

Rama Parlament (9)

Parlamenti votoi me 125 vota pro projektrezolutën e paraqitur nga kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla për t’i konsideruar të pazbatueshme pretendimet e Dick Marty për trafikim organesh në Kosovë dhe Shqipëri gjatë periudhës së luftës.

Votave të Partisë Socialiste dhe PSD-së i janë bashkuar edhe ato të deputetëve të Partisë Demokratike që nuk janë rreshtuar me Berishën.

Ndërkohë që kreu i PD-së dhe deputetët pro tij, nuk janë marrë pjesë në votim. Gjatë paradites për rreth 4 orë maxhoranca dhe opozita debatuan ashpër për projekt rezolutën, pasi Kuvendi hodhi poshtë një propozim të Enkelejd Alibeajt për të përfshirë edhe gjenocidin serb në tekst.

Kryeministri Rama replikoi gjithashtu ashpër me kreun e PD-së, Berisha të cilin e akuzoi se kur ishte në pushtet i hapi rrugë hetimit të Dick Marty-t përmes një votimi në Këshillin e Europës.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook