Bashkëpunimi i Apple me kompani kineze alarmon senatorët amerikanë

87939989 87939988 (1)

Disa senatorë amerikanë i kanë kërkuar inteligjencës që të shqyrtojë marrëveshjen e mundshme midis kompanisë Apple dhe prodhuesit kinez të çipave ”Yangtze Memory Technologies” dhe të shohë nëse ajo përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Për të kërkuar këto sigurira janë Mark Warner dhe Marco Rubio, presidenti dhe nënkryetari i komisionit të inteligjencës së Senatit.

“Ne po shkruajmë për të komunikuar shqetësimin tonë ekstrem se Apple mund të përdorë së shpejti çipa nga Yangtze Memory Technologies”, e cila ka “lidhje të gjera, por shpesh të errëta me partinë Kineze Komuniste”, shkruhet në një letër drejtuar drejtorit të inteligjencës, Avril Haines.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×