Fjalori i Ramës/ Berisha: Përgëzoj Grida Dumën për përgjigjen e merituar që i dha

Duma Rama

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka vlerësuar sot në konferencën për shtyp, përgjigjen e deputetes së PD-së, Grida Duma ndaj fjalorit të kryeministrit Rama në seancën e një dite më parë.

Berisha: Në mënyrën më të padenjë, të turpshme, Edi Rama përdori çdo fjalor, që nuk mund ta përdorë kurrë një zyrtar para kamerave, në prani të një kolektiviteti, por në prani të askujt.

E bëri këtë për dy arsye. Së pari, për të mbuluar refuzimin e pranimit nga ana e tij të rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.

Vasali i Vuçiçit nuk guxon që të ngrejë çështje siç duhet. Aty ku preket Serbia. Ai e ka me borxh, me një gjuhë jashtëzakonisht të padenjë për një njeri normal. Me këtë rast e përgëzoj zonjën Grida Duma për përgjigjen e merituar që i dha. Shpreh mosaprovimin tim për qëndrimin e kryetares së parlamentit ndaj atyre zonjave, kur dëgjuan kreun e tyre të flasë si halabak. Që nuk kërkuan ndërprerjen e seancës dhe nxjerrjen e tij jashtë. Nuk shqipëroi një fjalë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×