Pas dëshmisë në SPAK, kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli shkon në Kosovë për të promovuar turizmin

Leli

Pas dëshmisë në prokurori, kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli nuk është kthyer në Vlorë, por ka vijuar axhendën e tij dhe ka shkuar në Kosovë.

Mësohet se kryebashkiaku i Vlorës ka shkuar në një aktivitet në Prishtinë për të promovuar turizmin, duke qenë se turistët nga Kosova përbëjnë numrin më të lartë të atyre që zgjedhin Shqipërinë.

Leli, ka qëndruar për një orë në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, teksa u paraqit pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Jashtë dyerve të SPAK, kryebashkiaku Leli nuk ka pranuar të japë asnjë detaj, duke thënë se “Pyesni SPAK për më shumë informacione”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×