Vazhdojnë largimet nga Teuta, ku trajneri Renato Arapi duket se do të ketë punë për të ndërtuar nga e para grupin me të cilin të përballojë sezonin e ardhshëm. Nga klubi durrsak në këto ditë është larguar edhe një lojtar i afruar së fundmi, gjatë merkatos së janarit dhe e kishte këtë eksperiencën e tij të dytë në radhët e durrsakëve, mesfushori Florent Avdyli.
“Panorama Sport; ka mësuar se marrëveshja mes palëve nuk është rinovuar për edicionin e ri dhe Avdyli i ka dhënë lamtumirën Teutës duke mbyllur me vetëm 6 muaj eksperiencën e tij të dytë në radhët e skuadrës durrsake.
Futbollisti ishte larguar nga bregdetarët pas tre sezonesh në këtë skuadër në verën e kaluar, por qëndroi vetëm 6 muaj në radhët e Prishtinës para se të kthehej përsëri në ekipin ku u shpall kampion në vitin 2021. Megjithatë, ai luajti një rol episodik në këtë eksperiencë të dytë, duke regjistruar vetëm 8 prani në Superiore në gjysmën e dytë të sezonit e kështu, duke mbetur jashtë planeve të Arapit për të ardhmen e Teutës.
ZAMIR QYPI – Arena e Lajmit

Loading…