
Autori i krimit që tronditi sot kryeqytetit, ku pas konflikteve për pronën vrau vëllanë dhe kunatën e tij, Dritan dhe Nora Muskurti, prej disa orësh vijon të jetë në arrati.
Ngjarja ndodhi në Rrugën Islam Alla, në një rrugicë mes Rrugës së Kavajës dhe Myslym Shyrit.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se autori i vrasjes, Arsen Muskurti, që njihte dhe me emrin Hamza Muskurti, u arratis i armatosur.
Ndërkohë për arrestimin e Muskurtit, baba i 7 fëmijëve, që është i armatosur, janë vënë në lëvizje edhe forcat RENEA. Sipas policisë ai njihet si radikalist dhe përbën sipas policisë rrezikshmëri të lartë.
Arena e Lajmit