
Mediat gjermane kanë zbardhur të plotë detajet e arrestimit të një shqiptari dhe një polaku në Vjenë, pasi tentuan t’i shisnin një agjenti të infiltruar të policisë 600gram miell në vend të “porosisë” së tij për 1 kilogramë kokainë.
DerStandart raporton se kosto e “mallit” do të shkonte në 38 mijë euro, por dy shqiptarët vendosën në vend të kokainës, miell me vlerë 79 cent kilogrami.
Sipas mediave gjermane, shqiptari dhe polaku janë idenfitikuar si Denis B. dhe Roland H., të cilët do të qëndrojnë pas hekurave pasi akuzohen për mashtrim të rëndë.
Ngjarja ku ata janë përfshirë ka ndodhur më 10 gusht, ndërsa sqarohet në dosjen e Prokurorit Publik se të dy djemtë kishin miell në çantën e tyre dhe madje kishin ngatërruar edhe peshën e saktë që kishte “porositur” agjenti.
Sipas skemës së rindërtuar të ngjarjes, shqiptari dhe polaku nuk i panë as paratë. Siç e dinë shikuesit me përvojë të serialit “Miami Vice”, dorëzimet e këtij lloji inspektohen gjithmonë, mundësisht duke lëpirë mallin me majën e një thike.
Kur agjenti i infiltruar filloi kontrollin e cilësisë, Denis dhe Roland kuptuan se plani i tyre kishte dështuar dhe u larguan përpara se të arrestoheshin në Vjenë-Meidling të nesërmen. Prandaj, avokati mbrojtës Mirsad Musliu i ka kërkuar gjykatës të lehtësojë masën e sigurisë.
34-vjeçari shqiptar Denis B. nuk rezulton të jetë një lojtar i madh në krimin e organizuar.
“Ju ndodheshit në Austri vetëm disa ditë përpara kësaj? Dhe pastaj përfundoni në një marrëveshje për shitje kokaine me agjentët e infiltruar të policisë?“, e pyeti gjyqtarja Hannelore Bahr polakun e arrestuar.
“Ai ka shoqëruar vetëm të akuzuarin e dytë, i cili kërkonte një qebaptore të përshtatshme në Vjenë për t’a marrë me qira”, ka thënë avokati Musliu për të mbrojtur klientët e tij.
Shqiptari 34-vjeçar, nga ana e tij, pretendon se ishte thirrur nga një shqiptar nga Gjermania, i cili e kishte dërguar te i akuzuari i tretë, një rumun i cili nuk ishte paraqitur, por që kishte porositur 1 kg kokainë.
Duke qenë se të dy nuk kishin kokainë në posedim, Denisi pretendon se bashkë me mikun e tij nga Polonia shkuan në një supermarket për të bërë blerë miell dhe për ta shitur.
“Gjatë arrestimit në banesë u gjetën edhe 1.3 gram kokainë e pastër. Kujt i përket?”, pyeti gjyqtarja Bahr shqiptarin e arrestuar, i cili u përgjigj duke thënë se i përket polakut Roland H.
“I akuzuari tjetër. Ai e konsumon atë”, tha shqiptari.
“U gjetën gjurmë edhe në kartën e tij të ATM-së?“, pyeti sërish gjyqtarja, me 34-vjeçarin që i tha: “Unë ia dhashë atij”.
Pyetja e radhës e gjyqtares ishte për paratë e sekuestruara: “Janë sekuestruar edhe 17200 euro cash”, por Denisi ka thënë: “Nuk di gjë për paratë”.
Përkthyesi ndërkohë, shkaktoi të qeshura kur Bahr e pyeti shqiptarin Denis B. nëse ai pranon që droga e sekuestruar të konfiskohet. “Kokaina?“, pyeti përkthyesi për të qenë i sigurt. “Po, jo mielli”, iu përgjigj gjyqtarja.
Gjyqtarja pyeti edhe polakun Roland H.: “Si ia dilni me suksesin e përfundimit në një marrëveshje për shitje kokaine pas tre apo katër ditësh?”.
Por polaku ka mbrojtur mikun e tij shqiptar duke thënë: “Ai donte të kërkonte një qebaptore në Vjenë, prandaj paratë i kishte me vete. Më pas është thirrur nga Gjermania dhe ka ndërmjetësuar me të pandehurin e tretë”.
Pavarësisht se në pakon e tyre kishte vetëm miell, 34-vjeçari shqiptar Denis B. është dënuar me 9 muaj burg, ndërsa Roland H. me 11 muaj burg.
Arena e Lajmit