“Familja s’kishte para as për benzinë”, rrëfehet njeriu i momentit te Italia: Dua Interin…

Ishte një nga zbulimet e radhës së trajnerit Roberto Mançini në këtë grumbullim të fundit të “Axurrëve”, por Vilfrid Gnjonto konfirmoi se nuk ishte thjesht një flakë kashte ai asist i ofruar për Pelegrinin në barazimin në sfidën e vajtjes me Gjermaninë. Pasi në kthim, në Gladbah, ndonëse skuadra e tij kishte marrë një “shuplakë” (5 gola) të fortë në fytyrë, 18-vjeçari gjeti edhe golin e parë me Kombëtaren e Italisë, pavarësisht se vend për festë kolektive nuk kishte.

656456

Me vetëm 18 vjeç e 222 ditë, Gnjonto vendosi edhe një rekord në historik, pasi askush kaq i ri nuk kishte arritur të shënonte për “Axurrët”, në një ndeshje për një kompeticion ndërkombëtar. “E prisnim që Gjermania të ishte më e fortë se ne, pasi ne jemi një grup i ri, por me shumë cilësi, entuziazëm dhe shpresë për të ardhmen.

Rekordi im? As në ëndrra nuk e kisha menduar që të arrija kaq shpejt në kombëtare dhe për më tepër t’ia shënoja Gjermanisë golin tim të parë. Por fatkeqësisht ai gëzim imi erdhi në një ndeshje ku humbëm keq. Pavarësisht kësaj, unë shpresoj që ky gol të ketë qenë një ‘dhuratë’ shpërblyese për trajnerin Mançini, për besimin që më fali dhe mbi të gjitha për familjen time dhe sakrificat pa numër që kanë bërë për mua. Nëse kthej kokën pas, kujtoj se shumë herë nuk kemi pasur para që unë të shkoja në Milano për stërvitje.

Mamaja punonte në një hotel dhe shpresonte të grumbullonte sa më shumë bakshishe që të paguante benzinën, që unë të udhëtoja dhe të luaja futboll. Interi ende në zemrën time? Po. Kalova shumë vite aty, por tani do të doja të rikthehesha. Do të punoj që të përpiqem për këtë gjë, pasi kohë përpara kam plot”, u shpreh sulmuesi i talentuar më i ri italian, Vilfrid Gnjonto.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×