Fotot nga paparaci/ Grida Duma ‘sfidon’ me pink

grida-1

Nëse mendimi se Parlamenti është një vend me një ‘code-dress’ të errët, e keni gabim. Dhe Grida Duma është këtu për t’iu vërtetuar të kundërtën. Deputetja e Partisë Demokratike ka vërtetuar edhe këtë javë se mbetet një ndër ikonat e stilit, jo vetëm për politikën shqiptare. Këtë herë Grida kishte zgjedhur ngjyrën pink të fortë për tu kombinuar.

Fundi deri tek kyçi i këmbës dhe xhaketa over size e bënin të dukej si e dalë nga një revistë mode. Natyrisht që parakalimi i saj në oborrin e Parlamentit ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, duke sjellë një shfaqje tjetër mes mozaikut të ngjyrave që jemi mësuar të shikojmë tek koleget e saj.

Shpesh herë ajo ka luajtur me ngjyrat e forta, duke nxjerr në pah anën fashioniste të saj dhe duhet thënë se në të gjitha rastet kombinimi ka qenë më se i goditur, duke ofruar një imazh tjetër sajin.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×