Krimi me dy viktima në Tiranë, identifikohet autori me dy identitete (EMRI)

Policia

Është identifikuar autori i vrasjes së dyfishtë në Tiranës. Bëhet fjalë për Arsen Muskurti.

Gazetari Igli Çelmeta tha për BalkanWeb se autori është Arsen Muskurti që njihej edhe si Hamza Kastrati, ndërsa viktimë ka mbetur Dritan Muskurtu dhe bashkëshortja e tij Nora Muskurti. Ndërkohë mes tyre ka pasur konflikte të vazhdueshme, për pronën.

Po ashtu Çelmeta raporton se autori njihet dhe me emrin Hamza Kastrati.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 30.08.2022, në rrugën “Islam Alla”, dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit D. M., 44 vjeç, dhe një shtetaseje tjetër, ende të paidentifikuar, (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimim e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×