
Tronditet Tirana, vëllai vret vëllanë dhe kunatën. Gazetari Igli Çelmeta tha për “BalkanWeb” se konflikti ka ndodhur për pronën, bëhet fjalë për një agjenci imobilare.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lokal. Pas konfliktit vëllai ka qëlluar me armë vëllain dhe kunatën e tij.
Ndërkohë gazetari Çelmeta tha se sipas burimeve nga policia është lokalizuar vendodhja e autorit dhe nga momenti në moment pritet arrestimi i tij. Ndërkohë sipas dëshmitarëve, ka pasur një konflikt të mëparshëm mes tyre.
Konflikti për pronën ka qenë i hershëm, ndërsa sot një nga vëllezërit ka marrë vendimin ekstrem.
Arena e Lajmit