Debate të ashpra me ministrin Çuçi, zbardhen prapaskenat e shkarkimit të Gledis Nanos, si refuzoi të jepte dorëheqjen

Gledis Nano Do Kete Nje Sfide Te Madhe Para Cuci Vleresime Per Ardi Veliun E Coi Policine Ne Nivel Tjeter

Prej ditësh flitej për dorëheqjen e Gledis Nanos, teksa ditën e djeshme Këshilli i ministrave vendosi ta shkarkojë si Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Por me sa duket ka qenë një rrugë jo e shkurtër deri të ky vendim. Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur për “BalkanWeb” prapaskenat e këtij shkarkimi.

“Ka pasur debate të ashpra ditët e fundit mes Nanos dhe ministrit të brendshëm. Debatet mes tyre kanë qenë me tone të ashpra.

Ministri i ka kërkuar dorëheqjen Nanos, por ky e ka refuzuar. Çuçi i ka lënë një afat, por nga ana e Nanos nuk e ka marrë parasysh dhe më pas ai është shkarkuar. Përplasjet mes tyre vijnë për dy arsye, së pari lidhet me situatën kriminale në vend, i cili është tronditur kohët e fundit nga disa ngjarje të rënda dhe së dyti ka të bëjë me emërimin e disa drejtuesve në policia. Z. Nano ka kundërshtuar disa emra të cilët me sa duket i janë diktuar për të drejtuar drejtori apo seksione të veçanta. Për këto dy arsye përplasjet mes tyre kanë qenë tepër të forta”, tha Lala.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×