Ajo që kishte paralajmëruar prej ditësh “Panorama Sport”, pritet të konfirmohet pikërisht sot.
Mbrojtësi elbasanas, Dajan Shehi, pas një sezoni larg Vllaznisë, duke luajtur fillimisht me Partizanin dhe më pas me Skënderbeun, do të rikthehet në Shkodër.
Shtatlarti Shehi dhe drejtuesit kuqeblu kanë rënë dakord dhe lojtari do të udhëtojë gjatë së shtunës në qytetin verior për të firmosur zyrtarisht kontratën e re, e cila do të jetë 1+1.
Në një prononcimin ekskluziv për “Panorama Sport”, qendërmbrojtësi ka konfirmuar gjithçka.
“Kemi rënë plotësisht dakord dhe sot do të kryejmë edhe formalitetet e kontratës, ndërsa më pas do të bashkohem me ekipin në stërvitje.
Mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur, edhe pse kisha disa opsione të tjera brenda Superiores dhe në Kosovë. Shkodra dhe Vllaznia janë në zemrën time.
Mendoj se njeriu mëson edhe nga gabimet.
Me Vllazninë kam kaluar vite të bukura dhe besoj se do të bëj të njëjtën gjë edhe në vazhdim”, është shprehur qendërmbrojtësi Shehi, i cili në vitin 2021 arriti ta fitonte Kupën me Vllazninë, si dhe duke u shpallur nënkampion i vendit.
Sot mbetet që gjithçka zyrtarizohet nga ana e klubit.
ADMIR URUÇI – Arena e Lajmit

Loading…