Roma ka nisur nga puna për të ndërtuar një skuadër të denjë për rikthimin në Ligën e Kampioneve, me trajnerin Zhoze Murinjo që i ka kërkuar drejtuesve përforcime kualitative, ku duket se në listën e portugezit ka përfunduar edhe mesfushori i Bajernit, Marsel Sabitzer.
Sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport”, austriaku do të ishte i përzgjedhuri i Romës në rast të një largimin të mundshëm të Zaniolos, me italianin që ndiqet me interes nga Milani dhe Juventusi. Bajerni nga ana tjetër duke parë dhe situatën e futbollistit që nuk është përshtatur siç duhet pas transferimit te bavarezët në verën e shkuar do të ishte i gatshëm ta shiste në rast të një oferte të kënaqshme.
Roma në këto kushte mbetet në pritje të situatës me Zaniolon për t’u hedhur më pas në sulm për 28-vjeçarin, i cili do të ishte një goditje perfektë për skemën dhe karakteristikat e lojës së Murinjos.
Arena e Lajmit

Loading…