
Një aksident është raportuar këtë të martë në Korçë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen nr.6 të këtij qyteti. Sipas policisë shtetasi R.K., drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar djalin e tij të mitur 6-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Më datë 30.08.2022, rreth orës 19:30, në lagjen nr. 6, Korçë, shtetasi R. K., duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar djalin e tij të mitur 6-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Arena e Lajmit