Hyri me makinë në oborrin e banesës dhe përplasi për vdekje 25-vjeçaren në Tiranë, shoferi nën efektin e lëndëve narkotike

Aksidenti Ne Tirane

Detaje të reja për aksidentin e ndodhur në Tiranë mëngjesin e sotëm, ku një 25-vjeçare u përplas për vdekje në oborrin e banesës nga një makinë.

Aksidenti ndodhi në rrugën “Shaban Bardhoshi”, mes Kombinatit e Vaqarrit teksa policia arrestoi në flagrancë shtetasin Sajmir Thaçi, 40 vjeç, banues në Tiranë.

40-vjeçari sipas policisë drejtonte makinën nën efektin e lëndëve narkotike. Ai humbi kontrollin e “Audi”-t, duke u përplasur me portën e banesës dhe ka hyrë në oborrin e saj, ku ka aksidentuar shtetasen Marjana Sahitaj, 25 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×