Merr sot detyrën e presidentit, kreu i Këshillit Europian uron Bajram Begajn: Mezi presim të ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët

Charles Michel

Presidenti i këshillit Europian Charkles Michel, ka uruar Barjam Begajn, i cili merr sot detyrën e presidentit të ri të vendit.

Michel me anë të një postimi në Twitter, shkruan se me hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, marrëdhëniet BE-Shqipëri janë në një moment emocionues.

“Urime për Bajram Begaj për marrjen e detyrës si President i Shqipërisë.

Me hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, jemi në një moment emocionues në marrëdhëniet BE-Shqipëri. Mezi presim të ndërtojmë së bashku të ardhmen tonë të përbashkët”, shkroi ai.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×