Meta takohet me gjeneralin Clark: Mik i shqiptarëve që i dha fund gjenocidit serb në Kosovë, mirënjohës për kontributin e tij!

Clark

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me gjeneralin Wesley Clark, mikun e shqiptarëve, siç edhe e quan presidenti.

Meta shprehet mirënjohjen për kontributin e gjeneralit Clark si Komandant Suprem i Forcave të NATO-s dhe Komandant i operacioneve të Forcave Aleate në Europë, që i dha fund gjenocidit etnik në Kosovë dhe në rajon.

Statusi:

Shumë i gëzuar për takimin miqësor me mikun e veçantë të shqiptarëve, Gjeneralin Ëesley Clark. Gjithmonē mirënjohës për kontributin e tij, si Komandant Suprem i Forcave të NATO-s dhe Komandant i operacioneve të Forcave Aleate në Europë, që i dha fund gjenocidit etnik në Kosovë dhe në rajon.

Të lumtur që shohim më shumë NATO në Europë dhe në Ballkan!

Clark

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×