Ndodh pas 17 vitesh romancë, Nadal: Do të bëhem baba për herë të parë

Rafael Nadal bëri të ditur gjatë një konference për shtyp se pret të bëhet baba për herë të parë. Ylli i tenisit botëror, zbuloi se gruaja e tij, Meri Perejo, është shtatzënë, duke i dhënë fund të gjithë spekulimeve në media rreth një çështje të tillë.

nadal

“Nëse gjithçka shkon mirë, unë do të bëhem baba”, shpjegoi Nadal para gazetarëve, teksa fliste për pjesëmarrjen e tij në Uimbëlldon për herë të parë pas tre vitesh mungesë. “Nuk jam mësuar të flas për jetën time private. Ne bëjmë një jetë të qetë dhe me profil të ulët. Nuk pres që jeta ime të ndryshojë shumë prej kësaj gjëje”, theksoi tenisti spanjoll.

sdfsdfsdfsdfsdf

Nadal është martuar me partneren e tij në vitin 2019, por çifti ishte bashkë që 14 vite para këtij momenti. Zërat shpërthyen në media pasi në disa foto në finalen e Ligës së Kampioneve ku çifti gjendej bashkë, ajo mbante një maskë, ndërsa së fundmi kishte filluar të vishte rroga më të gjera në daljet publike. Kjo duket detyroi edhe Nadal që të sqaronte situatën dhe t’i jepte fund kështu spekulimeve të vazhdueshme në media.

dfdfdfdfd

PANORAMASPORT. AL


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×