Nga ekipi te stadiumi/ Bylisi me ide të qarta, bën gati përforcimet e verës

Bylisi pritet që të zbresë në fushë në fund të këtij muaji. Sipas të gjitha gjasave, ballshiotët do të kenë pjesën më të madhe të lojtarëve që mbyllën sezonin e shkuar.

bylis

Klubi ka nisur edhe merkaton, madje presidenti Besnik Kapllanaj shkoi në Afrikë në ditët e fundit të muajit maj, ndërsa në fillim të qershorit dhe deri pak ditë më parë ka qenë në Brazil. Mallakastriotët e kanë ruajtur boshtin nga sezoni i shkuar, por mund të ketë edhe ndonjë largim.

Burime në klub tregojnë se ndonjë lojtar i huaj që nuk ka bërë diferencën, mund të largohet në ditët e ardhshme, me klubin që i ka idetë e qarta dhe mbeten për t’u bërë vetëm zyrtarizimet, qoftë në dalje dhe hyrje. Kapllanaj ka konfirmuar trajnerin Jeton Beqiri për sezonin e ri, teksa ai do të ketë si ndihmës Arvid Bregasin dhe Arben Ahmetajn, me të cilët ngjiti Bylisin në elitë.

Ndërsa Arbër Sino, me eksperiencën e tij pritet që të plotësojë stafin si trajner portierësh, ndërsa prej vitesh është pjesë e Bylisit. Në vijim klubi do të jetë i fokusuar vetëm për përforcimet në këtë merkato, ndërsa faza përgatitore mund të jetë e ndarë mes Ballshit dhe ndonjë vendi me klimë të freskët këtë verë. Krahas punës me ekipin, paralelisht mendohet se do të vihet dorë edhe në stadiumin “Adush Muça”, ku do të ketë disa meremetime të vogla në mjediset e brendshme dhe të jashtme. Aneksi për stërvitjen është në kushte shumë të mira dhe në këtë aspekt në Ballsh janë komodë.

ERJON SALIU – Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook